GaGa diskuton rreth seksualitetit të saj

Lady GaGa është hapur dhe ka folur për spekulimet që qarkullojnë se ajo ka penis, duke thënë se këto vijnë për faktin se ajo është e hapur në lidhje me jetën e saj seksuale dhe ndoshta edhe sepse ka aktruar këtë në skenë.

Lady GaGa gjatë një performance
Lady GaGa gjatë një performance

“Të gjithë se dimë se një prej gjërave që është folur gjatë vitit ka qenë se unë kam k***, andaj pse të mos ju jap atyre atë që duan? Të vesh një k*** të ngjitur në vagjinën time”, ka thënë GaGa, e cila më pas ka shpjeguar se pse njerëzit e mendojnë këtë për të.

“Kur meshkujt thonë, ‘Oh i q*** gjithë ato vajza këtë javë’, atëherë të gjithë e përshëndesin dhe qeshin nën hundë. Por kur femra e bën këtë, dhe kjo publikohet, ose ajo hapet për seksualitetin e saj, ose ajo është e lirë, atëherë, ‘Oh, ajo mund të ketë k***’. Ky është kërcënim për ne”, ka shtuar këngëtarja.

Lopez: Albumi do të realizohet verës

Jennifer Lopez i ka siguruar fansat e saj se përkundër braktisjes së kompanisë incizuese, albumi “Love?” do të dalë në treg gjatë kësaj vere.

Jennifer Lopez, Foto: AP

Jennifer Lopez

Albumi i shtatë i këngëtares në bashkëpunim me Sony's Epic Records, ishte caktuar të lansohej në prill të këtij viti, mirëpo Lopez i ka dhënë fund bashkëpunimit me studion duke qenë se ata ishin vonuar në përgatitjen e albumit.

Pas njoftimeve se këngëtarja e hitit “Jenny from the Block” ka ndarë rrugët me Sonyn, pati spekulime se ajo nuk do të mund ta realizojë albumin e ri, mirëpo Lopez i ka siguruar fansat se albumi do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur.

“Jam e lumtur të njoftoj se kemi gjetur një shtëpi të re për albumin tim ‘Love’, ndërsa është caktuar për lansim në verën e vitit 2010”, ka thënë J.Lo.

Beckham dëshiron ta blejë shtëpinë e Clooneyt

Njoftohet se David dhe Victoria Beckham kanë përparuar në negociatat për blerjen e vilës italiane të George Clooneyt.

David Beckham dhe Victoria Beckham, Foto: AP

David Beckham dhe Victoria Beckham

Futbollisti anglez dhe gruaja e tij, vitin që shkoi kanë kaluar disa ditë në vilën e aktorit në Laglio, ndërsa tani dëshirojnë ta blejnë pronën luksoze, pasi që Clooney ka vendosur ta shesë atë.

Gazetat italiane e citojnë mesfushorin e Mialanit të ketë thënë se është dashuruar me atë pronë, e cila ofron një ambient të qetë dhe është në afërsi të Milanos.

Lohan do t’u kthehet meshkujve

Lindsay Lohan thotë se do t’u kthehet meshkujve nëse nuk arrin ta rifitojë dashurinë e Samantha Ronson, me të cilën pati lidhje lesbike për 18 muaj.

Lindsay Lohan, Foto: Reuters

Lindsay Lohan

“Asnjëherë nuk kam menduar për femrat më parë, kjo me Samanthan thjesht ndodhi. Më befasoi”.

“Nëse nuk do të isha me Samanthan, padyshim që do të isha me një mashkull. Ajo është e vetmja femër që më ka joshur”, citohet Lindsay nga The Sun.

Winslet e mban Oskarin në banjë

Kate Winslet e mban Oskarin e saj në banjë, sepse nuk dëshiron që mysafirët ta pyesin për të dhe njëherit ata e kanë mundësinë që ta prekin Oskarin kur të kenë nevojë për tualet.

Kate Winslet, Foto: Getty Images

Kate Winslet

Aktorja britanike, e cila fitoi çmimin e Academy Awards për rolin në filmin “The Reader”, thotë se e mban statujën larg syve të njerëzve, ashtu që ata të mos e pyesin për të, por e mban në një vend ku mysafirët mund ta shohin në mënyrë private.

“Njerëzit mund ta mbajnë pak fshehurazi dhe ta lënë aty... sepse thuajse të gjithë dëshirojnë ta prekin, të gjithë duan ta mbajnë...”, ka thënë aktorja 34-vjeçare.

Shakira takon presidentin Obama

Shakira është takuar me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, për të diskutuar në lidhje me fushatën e saj për edukimin e fëmijëve të paprivilegjuar anekënd botës.

Shakira, Foto: Getty Images

Shakira

Këngëtarja e hitit “She Wolf”, e cila veçse është një ambasadore e UNICEF-it, ka edhe një organizatë të veten bamirëse- The Barefoot Foundation, ka kërkuar që fëmijëve pa të drejta t’u jepen mundësi më të mëdha edukimi.

Kështu ajo e ka bartur fushatën e saj edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku të hënën ka biseduar me presidentin Obama.

Pas takimit, Shakira ka thënë se është ndier e privilegjuar që është takuar me presidentin amerikan për të diskutuar në lidhje me edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke shtuar se organizata e saj do të punojë ngushtë me Obaman dhe stafin e tij për të luftuar varfërinë dhe për të promovuar sigurinë dhe paqen në botë.

Scherzinger dhe Hamilton sërish bashkë

Liderja e grupit “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, ka ringjallur romancën e saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Foto: The Insider
Foto: The Insider

Çifti i dha fund lidhjes së tyre para disa javësh, ndërsa të dielën ata janë parë duke u puthur gjatë një udhëtimi romantik në Los Angeles.

Ata madje janë fotografuar duke u puthur në West Hollywood, duke u dhënë hapësirë gazetave të shkruajnë për rikthimin e lidhjes së tyre.

Campbell nderohet nga Elle

Supermodelja Naomi Campbell ka marrë çmimin për ‘kontribut të jashtëzakonshëm’, gjatë ceremonisë së të hënës mbrëma- Elle Style Awards, për karrierën e saj 25-vjeçare dhe punën bamirëse.

Supermodelja Naomi Campbell. Foto: Reuters

Supermodelja Naomi Campbell

Gjatë ceremonisë që u mbajt në Londër, Dannii Minogue mori çmimin e ‘yllit televiziv’ për rolin saj në jurinë e spektaklit për talente “The X Factor” , derisa çmimin ia ndau motra e saj, Kylie.

Modelja shtatzënë, Claudia Schiffer, u shpall ‘modelja e vitit’, derisa Carey Mulligan dhe Colin Firth, u shpallën aktorja dhe aktori më i mirë i vitit.

Fituesit kryesorë në Elle Style Awards 2010:

Femra e vitit - Kristen Stewart

Aktorja e vitit - Carey Mulligan

Aktori i vitit - Colin Firth

Modelja e vitit - Claudia Schiffer

Ylli televiziv i vitit - Dannii Minogue

Ikonat e stilit - Mary-Kate dhe Ashley Olsen

Ylli muzikor i vitit - Florence and the Machine

Kontribut të jashtëzakonshëm - Naomi Campbell

Nora, Meda, Stupcat..., do të hyjnë te “Shtëpia e madhe”

K-Production” në bashkëpunim me RTV21, në prill të këtij viti do të fillojnë shfaqjen e një spektaklit, ku pjesëmarrës do të jenë fytyra publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Roberti dhe Nora
Roberti dhe Nora

Oferta për të qenë pjesë e këtij spektakli u është bërë shumë personaliteteve VIP përfshirë këtu këngëtarë, humoristë, aktorë, por disa prej tyre nuk kanë dëshiruar të jenë pjesë e lojës, duke i thënë “jo” ofertës.

Panorama Plus ka zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e spektaklit.

Tashmë dihet se Big Mama ka pranuar të jetë pjesë e lojës, ndërsa thuhet se edhe çifti Nora dhe Roberti kanë pranuar të jenë pjesë e shout.

Po ashtu, moderatori i njohur Labinot Gashi- Labi, ka vendosur të kalojë ca kohë me VIP-at edhe në “Shtëpinë e madhe”.

Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj-Meda dhe grupi i humoristëve të famshëm, Stupcat.

Sfidën thuhet se e kanë pranuar edhe Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj, Soni Malaj dhe Elvana Gjata.

Timbaland pëlqen të rrezikojë

Timbaland thotë se atij i pëlqen të sfidojë muzikën tradicionale dhe të rrezikojë duke krijuar tinguj të ri muzikor.

Timbaland (Foto: Babble)

Timbaland

Producenti dhe këngëtari, i cili ka punuar me një varg yjesh si Katy Perry, Missy Elliott dhe Nelly Furtado, thotë se ai e gjen inspirimin gjithkund nëpër botë.

“Unë definitivisht jam personi që rrezikon më së shumti me muzikë. Më pëlqen të sfidoj zërat e ri. Nëse mund të ndryshoj gjithçka atje, atëherë ndjehem mirë”, ka thënë Timbaland.

Ford aktron vetëm për para

Harrison Ford thotë se ai aktron pasi paratë janë të mira dhe shton se studiot nuk i respektojnë aktorët që paguhen pak.

Harrison Ford (Foto: Askmen)

Harrison Ford

Ylli i “Indiana Jones”, i cili është një prej personave më të pasur në Hollywood, thotë se paratë janë gjëja më stimuluese për të.

“Unë jam në këtë biznes për shkak të parasë. Dhe e mendoj atë në mënyrën më të bukur të mundshme. Kjo është puna ime. Aktrimi është zanati im. Kam kaluar gjithë jetën duke punuar për këtë dhe dua të paguhem mirë, pasi ndryshe jam i papërgjegjshëm, duke mos vlerësuar atë që bëj për të jetuar”, ka thënë Ford.