Ushtrime të shkurta kundër sheqerit

30/10/2009 14:07

Ekspertët kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta dhe intensive, të cilat zgjatin vetëm tre minuta, mund ta përforcojnë në masë të madhe metabolizmin.

Shkencëtarët nga Universiteti skocez “Heriot-Watt” në Edinburgh besojnë se nëse të gjithë njerëzit ushtrojnë disa ditë në këtë mënyrë, atëherë mund të zvogëlohet rreziku për shfaqjen e sëmundjes së sheqerit, ndërsa kjo ndodh për shkak të përmirësimit të metabolizmit të sheqerit në organizëm.

Studimi i publikuar në revistën “BMC Endocrine Disorders”, në të cilin kanë marrë pjesë 16 meshkuj tregon se rreziku i shfaqjes së diabetit tip 2 mund të zvogëlohet dukshëm me ushtrime të rregullta. Mirëpo, shumë njerëz konsiderojnë se nuk kanë kojë që t’u përkushtohen rregullisht ushtrimeve.

Ky studim ka zbuluar se vetëm disa ushtrime intensive të muskujve, secila prej të cilave do të zgjaste vetëm 30 sekonda, në mënyrë dramatike përmirëson metabolizmin vetëm pas dy javësh.

Megjithatë, edhe pse pajtohen se këto rezultate janë mjaft interesante, përfaqësuesit e shoqatës britanike për sëmundjen e sheqerit “Diabetes UK”, pohojnë se numri i pjesëmarrësve në studim ka qenë shumë i vogël, prandaj ky studim duhet të zhvillohet në nj numër më të madh vullnetarësh për të konfirmuar nëse vërtet ndodh kështu.